Një lopë që kishte hyrë në tokën e tjetrit ishte shkaku i konfliktit që çoi deri në përdorimin e armëve mbrëmjen e të mërkurës në fshatin Gjormë të Kurbinit.
2 bashkëfshatarët Met Lika dhe Rasim Tafa kanë debatuar me njëri tjetrin kur pas konfliktit Lika ka rrëmbyer armën tip kallashnikov dhe ka qëlluar drejt bashkëfshatarit të tij duke e lënë të plagosur në vend.
Tafa është transportuar menjëherë për në spital ndërsa policia bëri të mundur dhe kapjen e autorit të dyshuar Met Lika 41 vjeç, ku pas marrjes në pyetje nga uniformat blu pritet të japë më tepër detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur të mëkuren në mbrëmje.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien para drejtësisë 41 vjeçarin Lika.
Top Channel