I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot do të jetë për vizitë në veri të Kosovës ku do të takohet me serbët vendas në zonë.

Takimi i Lajçakut me serbët do të mbahet në orën 09:15, ndërsa nuk ka informacion nëse atje do të jetë edhe i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar..

Gjatë vizitës në Kosovë, Escobar dhe Lajçak është takuar me krerët e shtetit dhe ata opozitarë. Emisari i SHBA-së pas takimeve ka theksuar se janë të angazhuar për të parandaluar çfarëdo përshkallëzimi në Kosovë më 1 shtator.

Ai bëri të ditur se janë siguruar nga Kosova dhe Serbia se nuk do të ketë dhunë më 1 shtator, atëherë edhe kur hyjnë në fuqi dy vendimet qeveritare për targat dhe reciprocitetin në dokumente.

Edhe i dërguari i BE-së, Lajçak është shprehur se janë duke punuar të gjejnë një zgjidhje në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Lajçak tha se ka pasur takime të mira me krerët institucionalë në Kosovë, mirëpo procesi do të vazhdojë për të shmangur siç tha ai “çfarëdo tensioni më 1 shtator”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA