Në ditën e fundit të vizitës, të dërguarit ndërkombëtar takuan serbët e veriut të Kosovës.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajcak dhe i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar dëgjuan ankesat e serbëve nga kryetari i Listës Serbe dhe kryetarë komunash.

Sipas Lajcak, një shtatori do të jetë ditë e zakonshme pa barrikada.

“Unë jam këtu për të bërë gjithçka së bashku me miqtë tanë amerikanë në mënyrë që të mos ketë barrikada, të mos ketë trazira dhe të mos ketë lëndime dhe që njerëzit të jetojnë të qetë. Duam që 1 shtatori të jetë një ditë normale, një ditë e zakonshme”- tha i dërguari i BE për dialogun.

Emisari evropian nuk ka dashur të komentojë opsionet e mundshme edhe atë të shyrjes së vendimit për targat dhe dokumentet identifikuese.

“Këto janë lajmet e mira. Nuk ka të bëjë me fitues apo humbës, ka të bëjë me njerëzit që jetojnë këtu. Nuk dua të spekuloj për këtë. Ne jemi këtu për të gjetur zgjidhje, për të shmangur krizën dhe për të shmangur përshkallëzimin, pra mos të spekulojmë për situata krize”- shtoi Lajçak.

Ndërkohë emisari i SHBA-së, Gabriel Escobar tha se misioni vazhdon në Beograd.

“Unë dua vetëm të them se kemi marrë parasysh shqetësimet e kryetarit të bashkisë. Misioni ynë vazhdon në Beograd.”- tha Escobar.

Të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së kanë përfunduar vizitën në Kosovë dhe të enjten janë nisur për në Beograd, nën shpresën se para datës një shtator të arrijnë një dakordim për dokumentet identifikuese dhe targat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA