Këngëtarja e njohur turke ndalohet nga policia për komentet mbi shkollat fetare (fotot)

25/08/2022 16:47

Policia në Turqi ka ndaluar sot këngëtaren e muzikës së lehtë Gülşen Bayraktar Çolakoğlu si pjesë e hetimeve për komentet e saj në lidhje me studentët e diplomuar në shkollat fetare Imam Hatip në vend, raportonte rrjeti vendas T24.

Kantautorja 46-vjeçare, e cila prezantohet me emrin e saj të parë Gülşen, u mor në polici prej një komenti që kishte bërë në prill, ku thoshte se shkollat fetare muslimane Imam Hatip po shkaktonin “perversion” .

Komentet bënë që policia e Stambollit të vepronte në lidhje me nenin 216 të kodit penal turk ku përmendet “nxitja e urrejtjes ose e armiqësisë publike,” e gjithashtu “nënvlerësimi publik i një segmenti të shoqërisë,” raportonte T24.

Foto të komenteve të bëra u shpërndanë gjerësisht dje në rrjetet sociale turke ku beheshin thirrje per arrestimin e saj me hashtagun  #GülşenTutuklansın (Arrestoni Gülşen).

Shkollat turke Imam Hatip schools, ku është arsimuar dhe presidenti Rexhep Tajip Erdoğan, fokusohen në lënë fetare, duke përfshirë Huranin dhe Sunnah, mësime islamike dhe ato të profetit Muhamed.

Fillimisht institucione për trajnimin e zyrtarëve të xhamive ato po frekuentohen gjithnjë e më shumë që prej ardhjes në pushtet të Erdoğan, i cili është cituar shpesh të thote se kerkon te krijojë një “gjeneratë të virtytshme fetare.”

Autoritetet turke thonë se shkollat Imam Jatip janë trefishuar në vend në vitet 2014-2019, nga 1099 në rreth 3286.

FOTO GALERI
1/4
Policia në Turqi ka ndaluar sot këngëtaren e muzikës së lehtë Gülşen Bayraktar Çolakoğlu si pjesë e hetimeve për komentet e saj në lidhje me studentët e diplomuar në shkollat fetare

Top Channel