Zëvëndëskryeministrja Belinda Balluku, teksa ka treguar vendimet e qeverisë ditën e sotme, ka deklaruar se nafta për transportin urban do të vazhdojë të kompensohet edhe për tre muaj të tjerë.
E pyetur në lidhje me çmimin e naftës, Balluku tha se nuk është bordi ai që ka në dorë ndryshimin e çmimeve. Sa i përket shtrenjtimit të naftës, Balluku u shpreh se në të gjithë vendet është e njëjta kosto por Shqipëria ka tjetër mënyrë të llogaritjes së taksave.
A duhet shkrirë Bord i Transparencës?
Balluku: Nuk ndikon në rritjen e çmimin e naftës, e vendos sipas bursës. Akti më i rëndësishëm, është projekt vendimi për shpalljen e procedurave të dokumentacionit së kompensimit për shoqëritë e linjës e transportit ndërqytetës dhe qytetas. Kjo paketë të qëndrojë në fuqi për muajin gusht, shtator dhe tetor, një paketë antikrizë duke pasur parasysh se transporti rrugor mban një peshë shumë të madhe 98% në Republikën e Shqipërisë. Nuk do të ketë impakt shtesë në buxhetin e shtetit pasi është parashikuar që nga fillimi i vitit në paketën antikrizë. Bordi i transparencës nuk ndikon në çmimin e naftës. Bordi është aty për të bërë transparencë publike. Ne si bord as nuk e rrisim dhe as nuk e ulim çmimin. Ka një abuzim në media nga politikanët. Flitet që çmimi i naftës ka rënë në bursa, ndërsa në Shqipëri ngrihet, fakt që është i rremë. Çmimi që i referohen zotërinjtë është çmimi i produktit krudo. Ndërkohë çmimi që ne i referohemi, ka të bëjë me çmimin e produktit. I referohemi bursës PLANT. Është shumë e lehtë për të parë se si janë çmimet sot në bursë, a janë në ulje apo në ngritje. Për sa i përket pyetjes tuaj, dhe krahasimit me rajonin, e kemi thënë disa herë dhe kemi bërë një analizë se çfarë përmban çmimi në Shqipëri. Taksën e karbonit apo të qarkullimit, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut e paguajnë në mënyrë të veçantë, ndërkohë që në Shqipëri është e përfshirë në çmimin e karburanteve. Nëse do e shihni se sa i paguajnë taksat ata, do e shihni që çmimet shkojnë në të njëjtat nivele.
Top Channel