Bashkëpunëtori financier, i pedofilit Jeffrey Epstein gjendet i vdekur në shtëpi në SHBA (fotot)

25/08/2022 21:41

Një nga bashkëpunëtorët e ngushtë maniakut famëkeq Jeffrey Epstein, financieri amerikan Steven Hoffenberg është gjetur dje i vdekur në apartamentin e tij në moshën 77 vjeçare.

Policia u thirr në shtëpinë e Hoffenberg Conneticut, nga një mik i shqetësuar se nuk dëgjonte prej tij.

Kur mbërritën aty, oficerët gjetën Hoffenberg të vdekur në dyshemenë e dhomës së gjumit.

Policia tha për të përditshmen DailyMail se dukej se burri kishte vdekur prej disa ditësh.

Shkaku i vdekjes së tij mbetet i pakonfirmuar por nuk kishte raportime për trauma në trup.

Hoffenberg, mik i ngushtë i pedofilit Epstein, i cili vdiq në burg para se të dënohej, ka kryer edhe ai 18 vjet burg për një skemë mashtrimi financiar, për të cilën ka thënë se kishte ideuar pikërisht nga Jeffrey Epstein.

Skandali i parë i Hoffenberg nisi në vitet 1990-të kur kompania që drejtonte bashkë me Epstein – Towers Financial Corp – zhvati më shumë se 400 milionë dollarë nga rreth 200 investitorë të mashtruar.

Prej atëherë ai ka kryer burgun dhe ka tentuar të kthejë një pjesë të parave për viktimat, ndërsa Epstein, prej njohjeve të tij nuk ka marrë asnjë dënim.

Kur FBI zbuloi mashtrimin e kompanisë së Hoffenberg në 1997, ai pranoi akuzat dhe u burgos.

Hoffenberg pretendonte se prokurorët po e trajtonin si një kokë turku në vend të Epstein, i cili duket se ishte tepër i fuqishëm.

Hoffenberg ka thënë se e kishte punësuar fillimisht Epstein dhe më pas e bëri partner në kompani, pasi ishte i talentuar të merrte me djallëzi sasi të mëdha parash nga klientë të pasur.

FOTO GALERI
1/3
Steven Hoffenberg është gjetur dje i vdekur në apartamentin e tij

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA