​203 persona të infektuar me Covid 19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

25/08/2022 11:44

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 203 raste të reja me coronavirus nga 1,117 testime.

MSH po ashtu njofton se gjatë 24 orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga coronavirusi dhe janë shëruar 780 persona.

Në total numri i raste aktive me coronavirus është 2,549.

Në raportin e Ministrisë bëhet e ditur se brenda 24 orëve janë vaksinuar 49 qytetarë, ndërsa në total janë administruar 1,835,410.

Top Channel