Një javë pas takimit të tretë mes presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ky i fundit ka shpalosur se çka diskutoi me të.
Sipas shefit të ekzekutivit ishte pala serbe ajo që ishte dekonstruktive në takimin e 18 gushtit.
Kryeministri Kurti u shpreh se është i gatshëm për marrëveshje finale me Serbinë, nëse përmban gjashtë kapituj që ka propozuar e që fillojnë nga njohja reciproke, ballafaqimi me të kaluarën dhe bashkëpunimin në të ardhmen.
Shefi i qeverisë tha se nuk është diskutuar për asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Në adresimin e tij, i pari i qeverisë shtoi se Serbia refuzoi të nënshkruaj marrëveshje për çështjen e të zhdukurve me dhunë, duke potencuar se Kosova është konstruktive në procesin e dialogut.
Kapitulli i parë që kam propozuar statusin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, njohja reciproke.
Pala serbe nuk ka qenë e interesuar për normalizim të plotë por për hapa të
4 opsionet e Lajçakut për lirinë e lëvizjes, ai i ka propozuar, është e pavërtetë se njëra palë nuk ka qenë konstruktive.
Opsion i pranuar për ne heqja e dokumenteve në hyrje dalje, kemi hedhur idenë që t’i njohim të gjitha dokumentet. Ky është pozicion që del nga principet evropiane dhe i hedh poshtë zgjidhjet gjysmake.
Top Channel