“Gjyshja fluturuese” pret të gjithë topat në portën e skuadrës së Guatemalës (fotot)

24/08/2022 19:06

57-vjeçarja Alma Salazar shihet duke bërë nxehjen për një tjetër ndeshje si portiere futbolli në fushën e El Texhar, një qytezë në perëndim të Guatemalas.

E njohur ndryshe si “gjyshja fluturuese”, ajo vijon të luajë futboll dhe të shtojë trofetë si amatore e profesioniste teksa vendasit e thërrasin me dashamirësi “portierja e pamposhtur”.

E përqendruar te loja, Alma lëshohet duke pritur topat që kërkojnë të hyjnë në rrjetën e saj.

Ajo thotë se mosha nuk është një pengesë teksa me shkathtësi mbron portën, kësaj radhe me skuadrën lokale të  KrioK, në ndeshjen me porta të vogla.

“Më pëlqen më shumë kur nis topat për sulmin, përpiqem të tregoj më të mirën në çdo ndeshje”, thotë Alma, duke shtuar se është admiruese e portierit spanjoll Iker Casillas dhe italianit Gianluigi Buffon.

Ajo thotë se “pasioni” për sportin i lindi kur ishte 19 vjeçe dhe nisi të stërvitej me skuadrat e djemve.

Cilësitë e saj e bënë më pas të thirrej nga kombëtarja e femrave të futbollit, ndërsa në kampionatin vendas më së fundmi ka luajtur me Panajashel.

“Megjithë moshën e saj Alma ka aftësi të hidhet dhe të mbulojë shumë mirë portën,” thotë spektatori vendas Leopoldo Sinik, e cili ndoqi ndeshjen e femrave të K’rioK kundër skuadrës New Force.

Alma tregon se ka gjetur ‘strehë’ te futbolli pas tragjedive në jetën e saj siç ishte vdekja e dy fëmijëve, teksa në pjesën tjetër të kohës shet lodra në tregun e qytezës.

FOTO GALERI
7/9
"Megjithë moshën e saj Alma ka aftësi të hidhet dhe të mbulojë shumë mirë portën," thotë spektatori vendas Leopoldo Sinik

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA