Foto+Video/ Sulmuan ushtarët në Uzinën e Gramshit, tre të dyshuarit për spiunazh qëndrojnë kokulur gjatë seancës gjyqësore

24/08/2022 11:19

Nis në Gjykatën e Elbasanit seanca për dhënien e masës së Sigurisë për tre shtetasit rus te dyshuar për spiunazh.

Prokuror për këtë çështje është Kreshnik Ajazi dhe gjyqtare Pajtime Fetahu, ndërsa avokatët e caktuar nga shteti janë Demir Çiftja dhe Aldi Kaçi.

Mikail Zorin, Zvetlana Timofeva dhe Fedir Alpatov do të përballen me akuzat “goditje për shkak të detyrës”, “dhënia e informacioneve sekrete” “sigurimi i informacioneve në bashkëpunim”.

Mbi bazën e informacioneve te deritanishme nga marrja në pyetje e tyre, nga provat e sekuestruara dhe nga dëshmitarët prokuroria pritet te kërkojë arreste burg.

 

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA