Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar dhe ndërmjetësin e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pas takimit me dyer të mbyllyra, Escobar tha që SHBA mbështet dialogun me ndërmjetësim të BE-së dhe pret propozime konkrete.

“Të dy palët na kanë siguruar që nuk duan eskalim e dhunë më një shtator. Prandaj ne jemi këtu që të gjitha dëshirat dhe optimizmi të përkthehet në një propozim konkret. Escobar pas takimit thotë që SHBA mbështetë dialogun me ndrëmjetësim të BE-së dhe pret propozime konkrete”- tha Escobar pas takimit.

Lajcak bëri thirrje e për evitim të tensioneve, teksa u shpre optimist se do gjejë zgjidhje para 1 shtatorit.

“Komuniteti ndërkombëtar është shumë i shqetësuar me atë që kemi parë ë 31 korrik, ata presin që të ne, të gjithë së bashku, negociatorët dhe liderët e Kosovës dhe Serbisë të mos lejohet që kjo të përsëritet më 31 gusht, prandaj jemi këtu. Ishte një diskutim shumë i rëndësishëm dhe po e vazhdojmë misionin. Jemi këtu që të sigurohemi që asgjë e keqe të mos ndodhë. Jam optimist prandaj jam këtu, nëse nuk do të besoja se ka zgjidhje nuk do të vija”- u shpreh Lajçak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA