“Ankaraja mbështet integritetin territorial të Ukrainës dhe kundërshton aneksimin e paligjshëm të Krimesë”. Kështu u shpreh ditën e djeshme presidenti i Turqisë Reccep Tajip Erdogan,
“Kthimi i Krimesë në Ukrainë, pjesë e pandashme e së cilës është një nevojë thelbësore nga aspekti i së drejtës ndërkombëtare”, tha Erdogan në një videomesazh në Samitin e Dytë të Platformës së Krimesë.
Platforma e Krimesë është mekanizmi koordinues ndërkombëtar i Ukrainës për të sjellë vëmendje më të madhe globale ndaj aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia në 2014.
Erdoğan vuri në dukje se mbrojtja e integritetit territorial, sovranitetit dhe unitetit politik të Ukrainës është e një rëndësie kyçe, jo vetëm për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, por edhe global.
Sigurimi i paqes dhe mirëqenies së Krimesë është gjithashtu ndër prioritetet e Turqisë – shtoi ai.
Presidenti turk përsëriti se pret që zëvendëskryetari i Mexhlisit të Krimesë, Nariman Dzhelijal, si dhe të paktën 45 persona të Krimesë të arrestuar nga Rusia në vitin 2021, të lirohen.
Erdogan tha se Turqia dëshiron të jetë ndërmjetëse në negociatat ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.
“Qëllimi ynë është të organizojmë një takim mes Putinit dhe Zelenskit në të ardhmen e afërt për të zgjidhur krizën”, tha Putin.
Top Channel