Emri/ Dyshohet se u shoqërua me të shumëkërkuarin, arrestohet agjenti i Forcave Operacionale në Lezhë

24/08/2022 09:52

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën arrest me burg për oficerin Jeton Lami punonjës në policinë e shtetit, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën. 

28-vjeçari, agjent pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dyshohet se është shoqëruar me Ervis Martinajn, gjatë kohës që ai ishte në kërkim dhe lidhja doli në dritë, kur familja e tij denoncoi zhdukjen pak javë më parë.

Burime nga policia tregojnë se afërsia e tij me të shumëkërkuarin dekonspironte operacionet. madje Lami sipas komunikatës zyrtare e shoqëronte Martinajn me makinë.

Ndërkohë Top Channel mëson se një tjetër oficer i Reneas është transferuar me detyrë në një komisariat periferik. Ekziston dyshimi, pohuan burimet se oficeri ishte shoqërues i shtetasit Endit Dokle.

Edhe ky efektiv dyshohet se është  një person me dosje të pasur kriminale në të shkuarën, por meqenëse janë vetëm informacione operative dhe ende s’ka prova për specialin, ai thjesht është transferuar nga Renea në një komisariat tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA