Burg për “spiunët”/ Avokatët kundër vendimit të Gjykatës: Klientëve nuk iu garantuan të drejtat, janë trembur ndaj përdorën spray

24/08/2022 14:02

Avokatët mbrojtës të dy rusëve dhe ukrainasit të shpallur fajtor për spiunazh, pasi sulmuan ushtarët në uzinën e Gramshit, janë shprehur kundër vendimit të Gjykatës së Elbasanit.

Avokati Demir Çiftja i cili ka marrë në mbrojtje rusin Mikail Zorin, ka kërkuar masën detyrim paraqitje, duke pretenduar se klienti i tij është trembur pasi u ndoq nga ushtarët ndaj përdori spray.

Ndërsa avokati Sajmir Visha, i cili ka marrë në mbrojtje ukrainasin, është shprehur se klientit të tij nuk i janë plotësuar të gjitha kushtet, pasi nuk kishte përkthyes në gjuhën ukrainase dhe se spary neutralizues që u përdor nuk ishte një armë kimike. Ai tha se nuk është cënuar perimetri i uzinës pasi ka pasur mungesë sinjalistike dhe ata nuk kishin nga ta dinin nëse ishte e ndaluar hyrja.

“E kam vlerësuar të ligjshëm arrestimin por kam kërkuar detyrim paraqitje. Klienti im është trembur pasi e kanë ndjekur ushtaret ndaj ka reaguar me spray. Nuk ka prova për vepra te tjera penale ndaj tij.“- tha Demir Çiftja

“Nuk janë garantuar të drejtat e klientit tim. Nuk është caktuar përkthyes ne gjuhen ukrainase dhe pavarësisht se ai kupton rusisht kam kërkuar te deklarata e tij te mos merret për baze. Edhe dy shtetasit e tjerë kane kërkuar avokat por gjykata i ka detyruar te marrin avokat kryesisht. Spray neuroparalizues mbajnë femrat. Nuk është arme kimike. Nuk është cenuar një perimetër i ndaluar pasi ka pasur mungesë sinjalistike. Nuk kishin nga ta dinin”, është shprehur avokati Sajmir Visha, i cili ka marrë në mbrojtje ukrainasin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA