Aksident në aksin Poshnje – Berat, 72-vjeçari me traktor përplaset me fugonin

24/08/2022 12:48
Ilustruese

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në në fshatin Poshnje, në aksin rrugor “Poshnje – Berat”.

Mësohet se G. R., 72 vjeç, duke drejtuar një automjet (traktor) është përplasur me një automjet (furgon), me drejtues shtetasin Q. A., 51 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale.

Agjentët verifikues të Policisë Rrugore po kryejnë veprimet administrative.

Top Channel