Vrasja në Shkodër/ Po pinin alkool së bashku në një lokal nate, autori dhe viktima njiheshin prej kohësh! Palushani sapo u kthye nga Anglia (detaje)

23/08/2022 08:57

Autori i vrasjes së mëngjesit të sotëm në Vaun e Dejës, Alfons Palushi ishte kthyer për pushime nga Anglia dhe me viktimën njiheshin prej kohësh. Ata janë takuar në lokalin e natës dhe kanë pirë alkool së bashku, duke dëgjuar muzikë live.

Rreth orës 03:00 të mëngjesit, pavarësisht se kanë qenë së bashku, ata kanë nisur të debatojnë e deri në përplasje. Me pas, Alfons Palushani është larguar për në banesën e tij, ka marrë armen e zjarrit dhe është rikthyer tek lokali

Aty ai ka vënë re mikun e tij, Agron Metushi Hasani, i cili po largohej me makine dhe ka qëlluar menjëherë ndaj tij, duke e lënë të vdekur. Me pas, ai është larguar me shpejtësi.

 

Top Channel