Ky është vendi ku ndodhi plagosja e 60-vjeçarit Besim Zeneli, në autostradën Tiranë-Lezhë, pranë Thumanës.
Ngjarja ka ndodhur pranë dyqanit të fruta-perimeve, ku Besim Zeneli punonte në autostradë, ndërsa ende nuk ka informacion të plotë mbi shkaqet e ngjarjes.
Rreth orës 00:25, gjatë kohës që shtetasi Besim Zeneli 60 vjeç, banues në fshatin Shullaz, Kurbin, ka qenë në biznesin e tij (dyqan fruta-perimesh) që ndodhet në anë të rrugës, në autostradën Laç – Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.
Për pasojë, shtetasi Besim Zeneli ka marrë plagë në trup dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, duke administruar çdo provë dhe vlerësuar çdo informacion, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 3 persona, mes tyre dhe autorin e dyshuar të ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe arrestimin e autorëve të dyshuar.
Për momentin nuk bëjmë me dije identitetin e personave të shoqëruar, për shkak të vijimit të hetimeve dhe ruajtjes së sekretit hetimor.
Top Channel