Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Laç-Lezhë, ku i plagosur mbeti 60-vjeçari Besim Zeneli.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ka qenë një person i cili ka qëlluar drejt Zenelit.
Ai ka qenë i maskuar teksa është afruar pranë dyqanit ku po punonte Zeneli dhe e ka qëlluar me një plumb në bark.
Zeneli është munduar të vetëmbrohet dhe e ka qëlluar me një kavanoz, ku më pas autori i dyshuar është larguar në këmbë në një parcelë/are pas biznesit.
Janë dy pista që po hetohen: E para dyshohet se ishte grabitje pasi autori ka qenë i maskuar dhe në këmbë. E dyta është hakmarrja por si pistë më e zbehtë pasi familja e tij nuk ka konflikt, përjashtuar ato të shumë kohëve më parë.
Top Channel