Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në rrugën “Tasim Shehu” në Tiranë.
Paraprakisht mësohet se pas një konflikti të çastit në një rrugicë, është plagosur me armë një person 23-vjeçar i identifikuar si Renaldo Mejdani.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spital ndërsa nuk dihet gjendja e tij.
Autori është një 49-vjeçar i identifikuar si Albert Ostreni, 49-vjeç.
“Më datë 23.08.2022, rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi A. O., 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, fqinjin e tij, shtetasin R. M., 23 vjeç. Shtetasi R. M., si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit“- njofton policia.
Top Channel