Verës po i vjen fundi, por jo rrezeve te diellit te ne. Shqiperia ka rreth 300 ditë me diell por shqiptaret rezultojne me mungese të vitaminës D.

Mjekët endokrinologë këshillojnë të ekspozohemi në diell dhe të përfitojmë sa më shumë prej tij, sidomos në orët e shëndetshme.

 “Fatkeqësisht në dimër më rezultojnë 80% e personave që vizitoj me deficenca të vitaminës D”, thotë Dashamir Gjergji.

Në mëngjes dhe në orët e pasdites, mjekët këshillojnë të mos aplikojmë mbrojtje, duke u ekspozuar me kujdes në diell. Sipas mjekut endokrinolog  edhe rrezet infrared kanë disa të mira për shëndetin e  njeriut por sigurisht nuk mund të ekspozohemi kur dielli është shumë i fortë para pas orës 15:00.

Ndërsa jodi,  një tjetër element i dobishëm e përfitojmë nga deti mund ta marrim vetëm në mëngjes herët kur nuk ka dalë dielli.

Personat me sëmundje kronike duhet të jenë të kujdesshëm të frekuentojnë rrezet e diellit në orët mëngjesit dhe të pasdites.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA