Dështimi i bisedimeve në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç ka rivënë sërish me forcë në lëvizje Shtetet e Bashkuara që kërkojnë ti jepet një shtysë e qenësishme dialogut te ngecur mes dy vendeve.

Teksa në Prishtinë e Beograd pritet të mbërrijnë të dërguarit e posaçëm të SHBA-së e BE-së, Gabriel Escobar e Miroslav Lajcak, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price u shpreh se edhe vetë edhe sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken nuk do të “ngurrojë” të angazhohet drejtpërdrejt në këtë proces nëse shihet e domosdoshme

Ne kemi qenë thellësisht të angazhuar si vëzhgues në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ashtu siç thashë javën e kaluar, bisedimet po vazhdojnë dhe ne jemi duke e ndjekur situatën. Po e bëjmë këtë në partneritet me BE-në dhe po inkurajojmë të dyja palët që ta përdorin dialogun në mënyrë efektive. Është një dialog të cilin e mbështesim shumë dhe mendojmë se është detyrë e të dyja palëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi në masën më të plotë për të çuar përpara diskutimet e tyre mbi marrëdhëniet e normalizuara, të përqendruara dhe në njohjen reciproke. Escobar ishte në Bruksel, po udhëton në Prishtinë dhe në Beograd për të mbështetur dialogun, për të vazhduar të tregojmë interesimin dhe angazhimin tonë të nivelit të lartë për këtë çështje…

Price la më tej të kuptohet se nëse angazhimi personalisht i Blinkenit do të ishte i domosdoshëm për të mbërritur vijën e finishit, atëherë ai nuk do të ngurrojë të marrë telefonin e të bëjë këto biseda. Pas takimeve në Bruksel ku nuk pati ndonjë marrëveshje e as rezultate publike, diskutimet e mbetura pezull zhvendosen këtë javë në Kosovë e Serbi. Zëvendës-ndihmësi i Sekretarit të Shtetit të SHBA-së për Europë dhe Euroazi, Escibar dhe i dërguari i bllokut europian, Lajcak do të vizitojnë sot të dy kryeqytetet për të mbështetur dialogun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA