U bllokuan në kanionin e Langaricës pasi lumi doli nga shtrati, shpëtohen të gjithë turistët

22/08/2022 21:51

Turistët që mbetën këtë pasdite të bllokuan në kanionin e Langaricës janë shpëtuar pas disa orësh përpjekje nga ekipet që mbërritën në zonë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, të ndihmuar dhe nga Federata Shqiptare e Rafting kanë kontrolluar të gjithë zonën dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve në kanion. Ata u nxorën dhe u dërguan në spital ku ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA