Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj tha se inflacioni në vendin tonë ishte  më i ulët se vendet e rajonit në muajin e kaluar.

Në  një konferencë për mediat, Ibrahimaj tha se inflacioni në korrik arriti 7.5%, por ishte më i ulët në krahasim me vendet e tjera fqinje.

Ibrahimaj tha se kostot e transportit kanë ndikuar në rritjen e çmimeve për ushqimet dhe pijet, por sipas saj deri më tani ekonomia ka pasur performancë pozitive dhe inflacioni ka qenë i kontrolluar.

Të dhënat tregojnë se ka pasur rritje ekonomike në tremujorin e dytë dhe të tretë. Ndërthurja e të gjitha politikave së bashku me mbështetjen ka sjellë që deri tani ekonomia shqiptare të ketë një performancë pozitive dhe inflacioni të jetë i kontrolluar. Inflacioni në Shqipëri është ndjeshëm më ulët se vendet e rajonit. Në 7 mujorin e parë të vitit inflacioni ka qenë 5.3%. Shqipëria me një inflacion 7.5% në muajin korrik është ndjeshëm më ulet nga vendet e rajonit. Elementi që ka ndikuar më së shumti në rritjen e çmimit të kostove të shqiptarëve janë ushqimet dhe pijet dhe kostot e transportit, por deri më tani ekonomia ka pasur performancë pozitive dhe inflacionin të jetë i kontrolluar falë masave të marra”- tha ministrja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA