
Shumica socialiste dhe Ilir Meta nuk kanë pritur shtatorin për përplasjen e madhe.
Këtë fund gushti lëshuan shkëndijat e para duke paralajmëruar se dosjet e ish sigurimit të shtetit do të prodhojnë një zjarr që do të djegë majtas e djathtas. Ishte kreu grupi parlamentar Taulant Balla i cili doli i pari duke u shprehur për tolerancë zero ndaj politikanëve që provohet se i kanë shërbyer strukturës famëkeqe të komunizmit.
“Juristët po shohin mundësinë e vendosjes së ndalimit edhe të ish-sekretarëve të PPSH”, tha Taulant Balla.
Pas kësaj deklarate, në kryesinë e kuvendit, disa qindra metra më larg vijë ajrore, në selinë e ish-LSI, ende e pa loguar me simbolet e Partisë së Lirë, priste Ilir Meta bashkë me ish-ambasadorin Nesho.
Top Channel