Neymar ka rigjetur formën e tij më të mirë.
Atëherë kur të gjithë prisnin shpërthimin e Mbappe apo dhe një ndikim më të madh të Messi-t, Neymar ka rrëmbyer statusin e liderit te PSG.
Në katër ndeshjet e para të sezonit, duke nisur nga Superkupa ndaj Nantes dhe tre ndeshje e para të Ligue 1, braziliani ka regjistruar statistika të frikshme.
Neymar në 360 minutat e para ka koleksionuar shtatë gola dhe gjashtë asist personal.
Shifra këto që gati gati “përmbysin” sezonin e kaluar në aspektin personal për ish-sulmuesin e Barcelonës, pasi në edicionin e shkuar, Neymar në total luajti 28 ndeshje dhe realizoi 14 gola e dhuroi 9 asist.
Nëse ruan këtë formë, Neymar mund të provojë të thyejë “numrat” e sezonit të tij më të mirë në karrierë, në 2015-2016 me Barcelonën.
Top Channel