Një 22-vjeçar me inicialet E.D është vënë në pranga ditën e sotme në Sarandë, pasi i janë dokumentuar shtatë vjedhje të mëparshme.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Seven”.
Në kuadër të këtij operacioni, u bë ndalimi i shtetasit E. D., 22 vjeç, banues në Konispol, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin e datës 18.08.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të ndodhura më parë në zonat e Vagalatit, Finiqit, Konispolit dhe Sarandës, konkretisht:
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se ky shtetas ka kryer edhe në disa banesa në fshatin Vagalat, Finiq.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel