Një aksident i rëndë ka ndodhur në plazhin e Orikumit, ku një i ri ka aksidentuar fëmijën 8 vjeç.
27-vjeçari me iniciale A. M. rreth orës 16:30, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar të miturin, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë dhe drejtuesi i mjetit shtetasi A. M, po merr ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Orikum.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 16:30, në rrugën e plazhit në Orikum, shtetasi A. M., 27 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar një fëmijë 8 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë dhe drejtuesi i mjetit shtetasi A. M, po merr ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Orikum.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel