49-vjeçari Agimi Gjini është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim nga policia në kuadër të operacionit ‘Plumbi i Artë’.
Agim Gjini ishte i kërkuar për vjedhje me dhunë, armëmbajtje pa leje dhe grup kriminal.
Ndaj tij, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale “Vjedhja me dhune” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Me arrestimin e tij, shkon në 19 numri ipersonave të prangosur nga “Pumbi i Artë”.
Nga ky operacion më 19 maj, u ekzekutuan 18 urdhra të lëshuar nga SPAK.
Operacioni i koduar “Golden bullet” u drejtua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe nisi menjëherë pas arrestimit të të shumëkërkuarit, Nuredin Dumani,
Top Channel