Në kulmin e sezonit turistik, një prej pikave me te rëndësishme turistike në Veri të vendit, siç është Lëpusha, ka mbetur pa energji elektrike.

Sonte, pa asnjë paralajmërim, energjia është shkëputur në të gjithë fshatin duke lënë pa energji të gjitha bujtinat.

Janë mbi 500 turistë të huaj, që sonte kanë zgjedhur këtë pike turistike por qe duhet ta kalojnë mbrëmjen me qirinj. Në këtë zonë, problemi me i madh është energjia elektrike i cili duket se do të mbetet një problem i pazgjidhur.

Gjatë stinës se dimrit, Lëpusha dhe Vermoshi, kalojnë pjesën më të madhe të kohës pa energji për shkak të rrjetit të vjetruar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA