“Ligj kundër Metës dhe Berishës”/ Kryetari i PL komenton nismën e socialistëve për ligjin e spiunëve

19/08/2022 14:34
Ilir Meta

Publikimi i amendamenteve ligjore për pastërtinë e figurës së zyrtarëve shtetëror nuk e ka shqetësuar Ilir Metën. 

Edhe pse ligji  u përgatit pas daljes së emrit të tij në arkivën  e autoritetit te dosjeve, ashtu si shprehja e tij e preferuar “Me qetësi dhe dashuri”, Ilir Meta e priti qetësisht por pa dashuri nismën që synon ti jap fund karrierës së tij politike.

E dinë të gjithë fatin e nismave anti-Meta. Më argëton kjo nismë e re për arsye se jo vetëm që ndihmon dhe përshpejton rënien e lirë të Kryeministrit aktual dhe në largim për të ecur më tej drejt fundit të tij të merituar, por shumë të vonuar për arsye që ju i dini shumë mirë. Deri përpara një viti kontrollonte plotësisht opozitën në vend. Absolutisht   ne do i japim gjithë kënaqësinë për çdo ligj që ai do bëjë kundër Ilir Metës dhe Sali Berishës kundër  kujtdo qe është në  opozitë të vërtet. Ne do ja fusim atje ku i shijon më shumë”, tha Meta në një konferencë për mediat në seli.

Sfidës së Edi Ramës për  politikanët që kanë qenë bashkëpunëtor të ish-sigurimit,  Ilir  Meta  iu  kundërpërgjigj me një paralajmërim me tone kërcënuese.

Ajo që nuk shmang dot, është që do të përgjigjet sipas ligjeve që ka bërë vetë, sipas firmave që ka hedhur tak-fak.  Kemi denoncuar shumë afera ku Rama është i përfshirë personalisht. Këtyre parullave që le të denoncojnë këta, ne i dimë. Ka pasur burra të tjerë që bënin si Ismail Qemali njëherë e një kohë, dhe kishin mendjen për të vjedhur në dogana dhe e dimë ku përfunduan.  Ky edhe më keq do e ketë fundin e vet”, -shtoi Meta.

Lufta me Edi Ramën e ka bërë të domosdoshëm  një bashkëpunim politik dhe elektoral me Sali Berishën, ku Iir Meta shprehu parimsht dakortësi  që kandidatet për zgjedhjet lokale të zgjidhen përmes primareve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA