Një 36-vjeçar shqiptar  mbeti i vdekur mbrëmjen e së enjtes pas një përplasjeje me armë mes disa shtetasve të tjerë shqiptarë në Piza të Italisë.

Ngjarja ndodhi në komunën Castelnuovo Vai di Cecina, viktima u qëllua teksa ndodhej në automjet me një person tjetër, i cili kërkoi ndihmë, por 36-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, shkruan Tgcom 24.

Të dyshuar për këtë ngjarje, janë dy persona të cilët pas vrasjes janë arratisur me një automjet me ngjyrë të errët.

Identiteti i viktimës dhe autorëve ende nuk është bërë i ditur nga autoritetet.

Policia italiane ka ngritur postoblloqe dhe patrulla kontrolli në të gjithë rajonin dhe është në kërkim të autorëve.

Top Channel