19/12 11:26
Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka biseduar ditën e sotme me shefin e OKB-së Antonio Guterres, rreth eksporteve të grurit nga Ukraina, të cilat filluan këtë muaj pas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia.
Tonelata drithë ishin bllokuar në Ukrainë për shkak të bllokadave ruse, duke çuar në mungesa dhe çmime më të larta ushqimore në vende të tjera.
“Ne ramë dakord të vazhdojmë koordinimin e zbatimit të nismës së grurit. Ne diskutuam gjithashtu drejtimet e mundshme të zhvillimit të saj,” tha Zelensky.
Top Channel