Shefi i OKB-së kërkesë Rusisë dhe Ukrainës të tregojnë frymë kompromisi mbi dërgesat e grurit

18/08/2022 18:20

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i ka kërkuar Moskës dhe Kievit që të tregojnë një “frymë kompromisi” dhe të sigurojnë suksesin e vazhdueshëm të marrëveshjes së drithit, që mundësoi rifillimin e eksporteve të grurit nga Ukraina.

Duke folur pas bisedimeve në Lviv me udhëheqësit e Ukrainës dhe Turqisë, Guterres tha se 21 anije ishin nisur nga portet ukrainase sipas marrëveshjes në më pak se një muaj dhe 15 anije ishin nisur nga Stambolli për në Ukrainë për të ngarkuar me grurë dhe furnizime të tjera ushqimore.

“Është vetëm fillimi. Unë u bëj thirrje të gjitha palëve që të sigurojnë sukses të vazhdueshëm. Që nga dita e parë, palët kanë punuar profesionalisht dhe me mirëbesim për të mbajtur ushqimin të rrjedhshëm. Unë apeloj që kjo të vazhdojë dhe të kapërcejnë të gjitha pengesat në frymën e kompromisit dhe të zgjidhin përgjithmonë të gjitha vështirësitë.”- tha Guterres.

Ai përsëriti gjithashtu lutjen e tij për çmilitarizimin e termocentralit bërthamor të mbajtur nga forcat ruse në Zaporizhzhia, duke thënë se ishte shumë i shqetësuar nga situata brenda dhe rreth tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA