Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 82-vjeçare pedagogu dhe personaliteti i Shkencave Veterinare në Shqipëri, Haxhi Aliko.

Aliko ka pasur një karrierë të spikatur si në fushën akademike ashtu dhe në atë politike. Po ashtu, Aliko është angazhuar edhe në politike, ku është zgjedhur deputet, e më pas është emëruar ministër i Bujqësisë, në qeverinë e Bashkim Finos në vitin 1997.

Profesori u shkollua në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare dhe zhvilloi një karrierë akademike 35-vjeçare, duke e filluar si asistent lektor dhe duke vijuar si titullar i lëndës ‘Fiziologjia e Kafshëve Bujqësore’, përgjegjës i Katedrës “Fiziologji-Biokimi” për 16 vjet dhe deri në Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës për 4 vjet.

“Si pedagog, Prof. Haxhi Aliko ka qenë kompetent i padiskutueshëm në lëndën e fiziologjisë dhe njëherësh tepër metodik e serioz në raport me studentët. Njohuritë e thella, qetësia dhe elokuenca në përçimin e njohurive si dhe formimi i tij kulturor universal, ishin tiparet dalluese që i dhanë atij statusin e një profesori autoritar në mjedisin universitar. Edhe sot e kësaj dite, gjenerata të shumta të studentëve i kujtojnë me nostalgji leksionet e mrekullueshme të Prof. Alikos. Prof. Haxhi Aliko ka shumë vlerësime, tituj e dekorime në jetën e tij dhe është një nga personalitetet me gjurmë të pashlyera në historinë e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare.! I paharruar kujtimi dhe puna e Profesor Haxhi Aliko!”, shkruan në një reagim Mjekësia Veterinare Shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA