Identifikohen viktimat e atentatit në Vlorë
18/08/2022 11:19
Halim Xhezo 34 vjeç dhe Shpati Lena 37 vjeç, janë dy personat e mbetur të vrarë mëngjesin e sotëm në një atentat në mbikalim të Panajasë në Vlorë.
Dyshohet se atentati i sotëm ka ndodhur për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës, Halimit, shtetasi Eduart Xhezo tre vite më parë ka vrarë shtetasin Arben Beqraj.
Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, ku dy persona mbetën të vrarë në rrethana të paqarta. Mjeti me të cilin ata po lëviznin i tipit ‘Benz Class’ është qëlluar në ecje nga mbrapa, dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.
Top Channel
Nuk kishin prekur as topin! Goli më i shpejtë i Botërorit lë pa fjalë tifozët, mjaftuan 71 sekonda lojë.