E pabesueshme por e vërtetë! Princeshë Diana e kishte parashikuar vdekjen e saj dy vite para se të ndërronte jetë

18/08/2022 18:41

Kanë kaluar plot 26 vite nga vdekja e Princeshë Dianës, por teoritë e aksidentit fatal automobilistik vazhdojnë të ndryshojnë dita ditës.

Dy vite para aksidentit të saj fatal, Princesha Diana parashikoi se do të vdiste në një aksident automobilistik. Zbulimi rrëqethës – i cili u bë i njohur si ‘Shënimi i gabuar’ – detajohet në dokumentarin e Discovery + ‘The Diana Investigations’.

Në tetor 1995, Diana kërkoi një takim privat me këshilltarin e saj ligjor personal, Victor Miscon , për të ” biseduar me të për diçka të cilën e kishte në mendjen e saj “. Miscon mori shënime të bisedës së tyre, në të cilën Diana thuhet se tha se ” burime të besueshme “, të cilat ajo nuk i përmendi, e kishin informuar ” se mund të organizohej një aksident trafiku “. Diana në bisedën e tyre parashikoi se ose do të “përfundonte e vdekur ose e plagosur rëndë”.

Më 31 gusht 1997, Diana së bashku me partnerin e saj, Dodi Al-Fayed , dhe shoferin e saj, Henri Paul,  u vranë kur Paul përplasi Mercedesin e tyre në një shtyllë me shpejtësi 65 mph në tunelin Pont de l’Alma të Parisit. Shoferi ishte nën ndikimin e alkoolit dhe drogave me recetë teksa përpiqej të shmangte paparacët e pamëshirshëm që po i ndiqnin me motoçikleta.

Sapo pasardhësi i Condon, John Stevens , mori detyrën, ai u informua për ekzistencën e shënimit dhe vizitoi Victor Miscon në pranverën e vitit 2005 për sqarime të mëtejshme: “E pashë Miscon rreth një muaj para se të vdiste, rreth pranverës së vitit 2005, sepse shënimi më kishte shkaktuar shqetësim të madh dhe besoja se [Diana] ishte paranojake dhe nuk kishte shumë besim në atë që po zbulonte në shënim”, tha Stevens.Megjithatë, ishte një letër e dytë që Diana thuhet se shkroi në tetor 1996, dy muaj pas divorcit të saj nga Princi Charles, që i bëri jehonë një parandjenjë të ngjashme. Kupëmbajtësi i Dianës, Paul Burrell , e botoi atë në librin e tij të vitit 2003, A Royal Duty.

“Unë ulem këtu në zyrën time sot në tetor (1996) dhe dëshiroj që dikush të më përqafojë dhe të më inkurajojë të mbaj kokën lart. Kjo fazë e veçantë në jetën time është më e rrezikshmja – burri im po planifikon një aksident me makinën time, dështimin e frenave dhe dëmtimin e rëndë në kokë, në mënyrë që t’i hapë rrugën atij për t’u martuar me Tiggy-n”  , duket se ka shkruar princesha e ndjerë. Tiggy Lage-Burke ishte asistentja personale e Princit Charles nga viti 1993 deri në 1999.

Në serinë e re të dokumentarëve, Burrell shprehet: “Kur ma solli këtë shënim, princesha po kalonte një pjesë shumë të vështirë të jetës së saj dhe kështu emocionet e saj ishin të paqëndrueshme”.

Kur shkresa e dytë u bë publike në vitin 2003, këshilltari i saj ligjor, Victor Miscon, pretendoi se ai nuk ishte në dijeni të ekzistencës së saj. Hetimi i Paul Condon arriti në përfundimin “me 100 për qind siguri” se nuk kishte asnjë komplot për të vrarë Princeshën Diana. Nuk ishte asgjë më shumë se një aksident tragjik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA