Bie aksidentalisht në kanal vaditës 51-vjeçari në Krujë, pëson infarkt dhe humb jetën pasi dërgohet në spital

18/08/2022 21:31
Foto ilustruese

Një 51-vjeçar ka mbërritur pajetë mbrëmjen e sotme në spitalin e Krujës, ku të afërmit e tij kanë deklaruar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një aksidenti.

51-vjeçari ka rënë aksidentalisht në kanalin vaditës, nga ku është nxjerrë nga familjarët dhe është dërguar në shtëpi.

Në banesë, ai nuk është ndjerë mirë dhe është dërguar në Spitalin Rajonal Kurbin për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ka humbur jetën. Paraprakisht, dyshohet se shtetasi Y. T. ka humbur jetën si pasojë e infarktit. Trupi i 51-vjeçarit do të dërgohet në morgun e IML Tiranë, për ekzaminime të mëtejshme për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Njoftimi i Policisë:

Policia ndodhet në vendngjarje duke hetuar rrethanat e ngjarjes por ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me situatën.

Në fshatin Shullaz, Kurbin, shtetasi Y. T., 51 vjeç, dyshohet se ka rënë në një kanal kullues pranë banesës së tij, prej ku është nxjerrë nga të afërmit dhe është dërguar në banesë për t’iu dhënë ndihma e parë.

Në banesë, ai nuk është ndjerë mirë dhe është dërguar në Spitalin Rajonal Kurbin për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ka humbur jetën. Paraprakisht, dyshohet se shtetasi Y. T. ka humbur jetën si pasojë e infarktit. Trupi i 51-vjeçarit do të dërgohet në morgun e IML Tiranë, për ekzaminime të mëtejshme për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për t’i marrë në pyetje, të gjithë personat që kanë qenë prezentë në momentin që ka rënë në kanal 51-vjeçari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA