Ushtarë të KFOR-it pozicionohen në drejtim të pikave kufitare Jarinë dhe Bërnjak

17/08/2022 16:21

Pjesëtarët e KFOR-it janë vendosur nëpër lokacione të ndryshme përgjatë rrugëve që çojnë në drejtim të pikave kufitare Jarinje dhe Bërnjak, të cilat lidhin Kosovën me Serbinë nga veriu i vendit.

Disa qytetarë të cilët kanë dërguar foto në redaksinë e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, kanë thënë se kanë parë ushtarë të KFOR-it të pozicionuar me automjetet e tyre te fshati Rudare afër Zveçanit, pastaj përtej Leposaviqit, si dhe rrugës së liqenit të Ujmanit në fshatin Zupc dhe në drejtim të Bërnjakut.

Mësohet po ashtu se prezenca e shtuar e KFOR-it në këto zona ka të bëjë me përgjigje të shpejtë dhe reagim të menjëhershëm në rast nevoje, sa i përket ruajtjes së sigurisë.

Top Channel