Sherr me thika në Sarandë, humb jetën pasi transportohet në spital 41-vjeçari

17/08/2022 19:06

Një konflikt i çastit për një vendparkim mes dy personave në Sarandë, ka përfunduar me pasoja fatale ku njëri prej tyre humbi jetën.

Policia bën me dije se si pasojë e një sherri me thika rreth orës 18:30, në lagjen Nr.1, Sarandë, ka mbetur i dëmtuar me mjete prerëse një 41-vjeçar me inicialet K. B., i cili pasi është transportuar në spitalin e Sarandës, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

41-vjeçari u godit nga 24-vjeçari me inicialet XH.T nga Laçi, ndërsa nuk dihet ende arsyeja e konfliktit. Autori është larguar menjëherë nga vendngjarja ndërsa është shpallur në kërkim nga policia.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA