Rama dhe Vuçiç “letër” BE-së për pranim në tregun “Schengen”, dy liderët propozojnë një ide të re për integrimin Përballë presioni të shtuar të socialistëve të cilët po eksplorojnë çdo rrugë për te përjashtuar Berishën dhe Metën nga skena politike, dy drejtuesit e opozitës në këtë pikë janë bashkë.
Para se shtatori të trokasë, Ilir Meta i kujtoi Sali Berishës se kur vjen puna tek dosjet e ish-komunizmit janë në të njëjtin krah, pasi të dy janë nën akuzë publike për të shkuarën e tyre.
Meta: Paniku i tyre i qartë e thonë do bëjmë ligje për sekretar partie e budalliqe tjera. Janë tregues të frikës se iu ka rënë skema. Se nuk e dinin këto para ca vitesh çfarë ishte Berisha.
Bashke për dosjet por ende jo për zgjedhjet lokale qe janë pas dere. Pasi Berisha konfirmoi se për kandidatët e partisë demokratike do vendosë anëtarësia, në Vlorë bashki ku ish- LSI humbi shumë terren, Meta kërkoi që me ndryshimin e emrit të shtohet anëtarësia edhe me demokratë.
Meta: Ajo çfarë duhet tani në Vlorë, është një organizim shumë herë më i mirë, shumë me përfshire dhe kështu do te ndodhi sepse besojmë që do të këtë edhe shume prurje të reja, edhe ajo heqja socialiste (nga emri) është shume pozitive në kuptimin e hapjes dhe gjithë përfshirjes, për cilido që e mund ta ketë pasur si pengese qoftë edhe psikologjike.
Ne qytetin qe i dha Edi Ramës tre herë mandatin e deputetit, Ilir Meta kërkoi mobilizim te strukturave për çdo skenar opozitar që parashikon zgjedhje të parakohshme.
Top Channel