Mbetën të bllokuar në mes të zjarreve/ Treni përfshihet nga flakët në Spanjë, plagosen pasagjerët (Video)

17/08/2022 14:34

Dhjetë pasagjerë u lënduan teksa u përpoqën t’i shpëtonin një treni që u përfshi nga një zjarr i madh në veriperëndim të Valencias në Spanjën lindore.

Treni u përfshi nga flakët pranë Bejís, aty ku zjarret u rindezën nga erërat e forta.

Pasi flakët filluan të përhapeshin me shpejtësi, njerëzit filluan të dilnin me vrap, ndërsa zjarrfikësit të ndërhynin menjëherë.

Pavarësisht se shoferi i trenit u kërkoi pasagjerëve të ruanin qetësinë dhe të rrinin në bord, derisa të arrinte të kthehej mbrapsh jashtë rrezikut.

Nga 48 pasagjerë që ishin në bord, një pjesë e tyre u panikosën dhe nisën të vraponin e thyenin xhamat.

Disa nga ata që u larguan pësuan djegie, ndërsa tre prej tyre janë në gjendje më të rëndë, midis tyre një e mitur.

CNN shkruan s e askush nga njerëzit që qëndruan në tren nuk u lënduan

Pas neutralizimit të situatës, të plagosurit u dërguan në spital për mjekim më të specializuar.

Në Bejís dhe qytetet fqinje janë evakuuar më shumë se 2000 njerëz, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve.

Pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore është përfshirë nga zjarre, për shkak të temperaturave ekstremisht të larta.

Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit kanë shkaktuar valë të nxehta më të shpeshta dhe më intensive.

Spanja është përballur me rreth 400 zjarre gjatë vitit 2022 dhe ka më shumë se 275,836 hektarë të djegur, sipas vlerësimeve të BE-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA