Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një takimi me përfaqësuesit në Vlorë ka folur me tone të ashpra në lidhje me djegien e mandatve.
Ai theksoi se porosia e tij ishte për të mos e bërë, pasi sipas tij ishte një kurth dhe se ai nuk e la kurrë karrigën e tij, që sipas tij është një gjë që duhet të bëjnë të gjithë anëtarët.
Meta: Shikoni si e ka menaxhuar çështjen e detit me Greqinë, është një çështje tjetër që do hapet fort në shtator, është bërë si avokati palës tjetër, këtë e bën jo se do të rregullojë marrëdhëniet me Greqinë, por i intereson për pazaret që ka bërë me kompanitë për shpimin e gazit, e sa e sa akte të tjera që janë të rënda… të gjitha këto ka ndodhur sepse s’ka pasur opozitë, se Basha ishte i blerë. Trup të kenë të gjithë ata që kanë djegur mandatet Ore trup të kenë të gjithë ata që kanë djegur mandatet, PD-LSI, përfshirë dhe mikun tim Petrit Vasili. Turp të keni. Unë nuk e kam djegur mandatin tim. Porosia ime është, mandatet është një kurth, e provuan ata po unë nuk e lëshova zyrën time.
Përballë presionit të shtuar të socialistëve të cilët po eksplorojnë çdo rruge për të përjashtuar Berishën dhe Metën nga skena politike, dy drejtuesit e opozitës në këtë pikë janë bashkë. Para se shtatori të trokasë, Ilir Meta i kujtoi Sali Berishës se kur vjen puna tek dosjet e ish-komunizmit janë në të njëjtin krah, pasi të dy janë nën akuzë publike për të shkuarën e tyre.
“Paniku i tyre i qartë e thonë do bëjmë ligje për sekretar partie e budalliqe të tjera. Janë tregues të frikës se iu ka rënë skema. Se nuk e dinin këto para ca vitesh çfarë ishte Berisha.”- tha Meta
Bashke për dosjet por ende jo për zgjedhjet lokale që janë pas dere. Pasi Berisha konfirmoi se për kandidatët e partisë demokratike do vendose anëtarësia, në Vlorë Bashki ku ish- LSI humbi shumë terren, Meta kërkoi që me ndryshimin e emrit të shtohet anëtarësia edhe me demokrat.
Meta: Ajo çfare duhet tani në Vlore, është nje organizim shumë herë më i mire, shumë më përfshirës dhe kështu do të ndodhi sepse besojmë që do të këtë edhe shumë prurje të reja, edhe ajo heqja socialiste (nga emri) është shumë pozitive në kuptimin e hapjes dhe gjithëpërfshirjes, për cilindo që e mund ta ketë pasur si pengesë qoftë edhe psikologjike.
Në qytetin që i dha Edi Ramës tre here mandatin e deputit Ilir Meta kërkoi mobilizim të strukturave për çdo skenar opozitar që parashikon zgjedhje të parakohshme.
Top Channel