Me ndihmën e Shqipërisë, Kosova anuloi dje planin për kufizime drastike të energjisë.
Por qytetarët e Kosovës prapë do të përballen me reduktime të energjisë elektrike.
Këtë e ka konfirmuar më 16 gusht për Radion Evropa e Lirë, Viktor Buzhala, zëdhënës ne Kompaninë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS).
Nga ana tjetër qeveria Kurti po përballet me një lumë kritikash nga shoqëria civile, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, si dhe opozita të cilat e akuzojnë për keq menaxhim të krizës.
Drejtori në Institutin për Politika Zhvillimore Burim Ejupi thotë për KosovaPress se reduktimet janë rrjedhojë e shpalljes së gjendjes emergjente për energji nga Kuvendi i Kosovës propozuar nga ekzekutivi.
“Fajtor është ai që është në krye. Edhe meritat edhe fajin duhet ta marrë ata që janë në krye të qeverisë, pasi që nuk kanë bërë asgjë. Qytetarët e Kosovës në mes të muajt gusht pas 12 vjetëve mbesin pa rrymë”, tha Burim Ejupi, Drejtor i Institutit për Politika Zhvillimore
Ndërsa, koordinatorja në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Qendresa Ibrahimi thotë se reduktimet janë me pasoja për bizneset
“Ne si Odë vazhdimisht kemi kërkuar edhe në takimet me institucionet, po ashtu kemi përcjellë edhe shkresa te kryeministri Kurti dhe ministrja e Ekonomisë që të mundësohet blerja e energjisë elektrike nga prodhuesit vendor. Kjo për faktin se çmimet e energjisë elektrike janë shumë të larta sidomos fermerët dhe investitorët e ndryshëm në vendin tonë të cilët kanë investuar në panelet solare prodhojnë energji elektrike, mirëpo të njëjtën nuk mund ta shesin për shkak se ZRRE-ja një gjë të tillë nuk e lejon“, tha Qendresa Ibrahimi, koordinatorja në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë.
Prodhimi ditor i KEK-ut është rreth 507 MWh, ndërsa kërkesa për konsum është deri në 750 MWh.
Kufizimet u ndërprenë me ndihmën e korporatës elektronergjitike të Shqipërisë por Ministria Ekonomisë ka bërë thirrje për të kursim.
Top Channel