Pagat reale të punëtorëve në Britani ranë në periudhën tre mujore që përfundon në qershor, më e forta që kur zyra e statistikave filloi të publikonte të dhëna.

Në periudhën prill-qershor, pagat u rritën me 4.7 për qind, njoftoi ONS.

Inflacioni arriti në 9.4 për qind në qershor, niveli më i lartë në 40 vjetët e fundit dhe duhet të shënojë kulmin në fund të vitit kur, siç pritej, duhet të arrijë në 11 për qind.

Kjo do të thotë se pagat reale ranë 4.1 për qind, më e forta që kur zyra e statistikave nacionale ONS filloi të regjistronte të dhënat në 2001.

Të dhënat zyrtare tregojnë gjithashtu se punëdhënësit punësuan 73 mijë punëtorë të rinj në korrik, duke e çuar numrin e të punësuarve në 29.7 milionë.

Në tremujorin e dytë, shkalla e papunësisë u rrit lehtë, në 3.8 për qind.

“Numri i njerëzve të punësuar u rrit në tremujorin e dytë të 2022, ndërsa shkalla e papunësisë dhe numri i njerëzve që nuk punonin dhe as nuk kërkonin punë ishin pothuajse të pandryshuara”, tha drejtori i statistikave ekonomike të ONS, Darren Morgan.

“Në të njëjtën kohë, orët totale javore duket se janë stabilizuar pak më poshtë niveleve para pandemisë,” shtoi Morgan dhe vendet e lira të punës, megjithëse janë ende shumë të larta, ranë për herë të parë që nga vera 2020.

Kjo do të thotë që punëdhënësit kanë pak më pak probleme me gjetjen e punëtorëve.

“Statistikat e sotme tregojnë se gjendja e tregut të punës është shumë e mirë, papunësia është më e ulët se gati 40 vjet më parë”, tha ministri i Financave Nadhim Zahawi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA