Serena Williams do i japë fund karrierës së saj si teniste në turneun e radhës US Open, duke mbyllur një kapitull të jashtëzakonshme ku ka shkëlqyer për shumë vite.
Tërheqja e tenistes ka tërhequr vëmendjen e shumë sportistëve të ndryshëm që kanë shprehur konsideratën që kanë për 40-vjeçaren.
Rafael Nadal e konsideron Serena Williams si një nga sportet më të mëdha të të gjitha kohërave, teksa sërish vë në dukje arritjet e saj në arenën ndërkombëtare të tenisit.
“Është e trishtueshme që Serena po largohet nga turneu, por nga ana tjetër ne nuk mund ta falënderojmë sa duhet për të gjitha gjërat që ajo bëri për sportin tonë. Ndihem me fat që kam luajtur në të njëjtën periudhë kohore me të.
Unë mendoj se ajo është një frymëzim i mrekullueshëm për shumë njerëz në mbarë botën, mendoj se ajo meriton të zgjedhë atë që është më e mira për të, në këtë fazë të jetës së saj. I uroj të gjitha më të mirat“, deklaroi spanjolli.
SuperSport shkruan se Serena Williams do të jetë e angazhuar në turneun e saj të fundit nga fundi i këtij muaji deri në përfundim të tij, për të ndarë përfundimisht duart nga raketat e për t’iu përkushtuar familjes së saj.
Top Channel