Ngjyra dhe forma e syve janë tregues të rëndësishëm të shëndetit të njeriut dhe sëmundjeve që i kanosen. Njerëzit me sy të kaltër apo jeshilë janë më të prirur të preken nga disa probleme shëndetësore.

Individët me sy kafe mund të jenë më të prekur nga dhimbja dhe depresioni që vjen pas tij.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për sinjalet që tregon ngjyra e syve për shëndetin.

Sheqeri në gjak:

Një studim i vitit 2011, të cilit i referohet AgroWeb.org tregon se njerëzit që kanë një lëkurë me ngjyrë të çelët dhe sy blu janë më të rrezikuar nga shfaqja e diabetit të tipit 1.

Problemet me dëgjimin:

Disa studime kanë arritur në konkluzionin se njerëzit me sy blu që jetojnë në ambiente të zhurmshme janë më të prirur të vuajnë nga problemet me dëgjimin.

Njerëzit me sy kaf kanë melaninë në sytë dhe veshët e tyre, gjë që shërben si një mburojë për dëgjimin dhe shikimin.

Varësitë:

Individët me sy blu kanë më shumë gjasa të vuajnë nga varësi të ndryshme.

Këta njerëz kanë tendencën të pijnë më shumë alkol dhe janë më të rrezikuar nga varësia prej tij.

Humbja e pigmentit të lëkurës:

Njerëzit me sy blu janë më të mbrojtur nga vitilgo, një sëmundje jo ngjitëse e cila shkakton humbjen e pigmentit të lëkurës dhe krijon arna të bardha në lëkurë.

Perdja E Syrit

Ky problem prek më shumë njerëzit me sy kaf.

Një studim Australian, të cilit i referohet AgroWeb.org arriti në konkluzionin se ngjyra kafe dyfishon rrezikun e perdes së syrit.

Bebja e syrit:

Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org shprehen se madhësia e bebes së syrit është tregues i inteligjencës së njeriut.

Njerëzit që kanë një bebe të madhe të syrit besohet të kenë një mendje të mprehtë.

Aftësitë sportive:

Njerëzit me sy kaf kanë tendencën të shkëlqejnë në aktivitete sportive si boksi apo futbolli.

Individët me sy bojëqielli kanë performancë më të mirë në tenis, bouling apo golf.

Tumori i syrit:

Sytë me ngjyrë blu, jeshile ose gri janë më të prirur të preken nga tumori i syrit.

Sytë me ngjyrë kafe janë ndjeshëm më pak të rrezikuar nga kjo sëmundje e rrallë.

Depresioni:

Në teori, gratë me sy me ngjyrë të errët vuajnë më shumë gjatë lindjes.

Për më tepër, ato janë të prirura të preken më shumë nga depresioni si pasojë e dhimbjeve./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA