Jo vetëm pacientët me probleme kardiake, por ata me diabet duhet të jenë edhe më të kujdesshëm në këto temperatura të larta që kanë mbërthyer vendin tonë.
Sipas mjekëve diabetikët janë më të pandjeshëm ndaj tyre për shkak se kanë dëmtime të nervave por dëmi që u shkaktohet atyre nga i nxehti shpesh ka pasoja të rënda.
Temperaturat e larta shkaktojnë dehidrim, por tek pacientët me diabet kjo vihet re dyfish pasi sheqeri i lartë në gjak e stimulon një gjë të tillë. Nga ana tjetër mjekët këshillojnë pacientët që të kujdesen edhe në ruajtjen e medikamenteve me të cilat trajtohen.
Edhe pse shumica e qytetarëve janë të prirur të frekuentojnë plazhet në sezonin e verës, për pacientë me diabet mjekët sugjerojnë zonat malore për të pushuar.
Top Channel