Binjakëzim me Taranton, Veliaj në Itali: Në 30 vite kemi bërë hapa të mëdhenj

14/08/2022 15:49

Tirana do të ketë së shpejti binjakëzim me një tjetër qytet italian siç është Taranto në rajonin e Puglias.

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj ndodhet në një vizite atje ku është takuar me kryetarin e  bashkisë  se Tarantos dhe ky i fundit vlerësoi hapat me të cilat ka rendur Tirana drejt zhvillimit.

“Kemi shumë gjëra të përbashkëta, ndaj dhe duam që këto lidhje ndërmjet Puglias dhe Shqipërisë të forcohen edhe më tej, me kompanitë tona, me të rinjtë tanë, të cilët do të dinë ndoshta të na çojnë drejt një objektivi të përbashkët në 2026 dhe Lojërave Mesdhetare të Tarantos. Ndaj, jemi krenarë të mirëpresim kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe të mund të ndërtojmë së bashku me të, një rrugëtim që do të na çojë larg”.

Te dy kryebashkiakët  zyrtarizuan në Pallazzo di Citta  rrugëtimin  e nisur drejt binjakëzimit, pse jo dhe pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare.

“Jam krenar për këtë lidhje. Në qytetin tim janë 25 mijë italianë që punojnë dhe jetojnë me ne. Përgjatë 30 viteve kemi bërë hapa të mëdhenj. Ishim pothuajse Koreja e Veriut e Europës dhe tani jemi një komb në zhvillim dhe kjo edhe me mbështetjen e vendeve mike, siç është Italia, sepse është komplet gjë tjetër të kesh fqinj që të sulmojnë”- u shpreh Veliaj.

Marrëveshja që u nënshkrua dhe binjakëzimi ndërmjet dy qyteteve  dëshmon se njerëzimi  është lidhja më e rëndësishme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA