Numri i të infektuarve me COVID në vendin tonë është ulur gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa ka ndërruar jetë një 81-vjeçar nga Tirana.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1596 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 564 qytetarë.

160 qytetarë janë në Tiranë, 34 në Lushnje, 31 në Durrës, 29 në Kavajë, 27 në Vlorë, nga 24 qytetarë në Divjakë, Lezhë, 20 në Shkodër, 16 në Sarandë, 13 në Fier, nga 12 qytetarë në Korçë, Devoll, nga 11 qytetarë në Kurbin, Tepelenë, Elbasan, 9 në Patos, nga 8 qytetarë në Malësi e Madhe, Gjirokastër, nga 7 qytetarë në Krujë, Kuçovë, nga 6 qytetarë në Kamëz, Mallakastër, Përmet, nga 5 qytetarë në Vorë, Mat, Roskovec, Himarë, Pogradec, Berat, nga 4 qytetarë në Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Delvinë, Maliq, Gramsh, nga 3 qytetarë në Dibër, Dimal, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Has, Tropojë, Selenicë, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Klos, Skrapar.

3,204 qytetarë janë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 22 pacientë.

Janë shëruar 232 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,571 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (13 Gusht 2022)

Raste të reja ditore            564

Të shëruar në 24 orë          232

Të shtruar në spitale           22

Humbje jete në 24 orë         1

Testime ditore                     1596

 

Testime totale               1,941,032

Raste pozitive                321,345

Raste të shëruara           314,571

Raste Aktive                    3,204

Humbje jete                      3,570

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                         1,053

Fier                               545

Durrës                          346

Vlorë                             304

Gjirokastër                   231

Berat                             138

Elbasan                         129

Korçë                             129

Shkodër                        121

Lezhë                            120

Dibër                              54

Kukës                           34

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA