Trump nën hetim për spiunazh dhe pengim të drejtësisë, detajet nga kërkimi në MaraLago

13/08/2022 13:54

Më bërjen publik të premten të urdhrit që autorizoi FBI-në të kontrollonte rezidencën e Donald Trump në Maralago të Floridas, ish presidenti tani është nën hetim për spiunazh dhe pengim të drejtësisë. Bashkë më urdhrin e kërkimit u publikua, dhe një listë prej të paktën 3 faqesh, ku detajohet se çfarë FBI konfiskoi në rezidencë.

FBI-ja gjeti dokumente të klasifikuara “top sekret” nga rezidenca e ish-presidentit. Të dhënat e tjera të sekuestruara përfshijnë edhe disa dokumente të etiketuara jo vetëm si tepër sekrete, por edhe të një kategorie të veçantë që përcaktohet për të mbrojtur sekretet më të rëndësishme të vendit që nëse zbulohen publikisht mund të shkaktojnë dëme “jashtëzakonisht të rënda” për interesat e SHBA-së.

Mes dokuenteve gjendet edhe një dosje që shkruan Presidenti i Francës, por se çfarë përmbajtje fshihet aty ende nuk dihet.

Midis artikujve u gjet është një dokument për faljen e Roger Stone, një aleat i Trump, i cili u dënua në vitin 2019 për dëshmi të rreme ndaj Kongresit gjatë hetimit të tij për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e 2016-ës. Trump e fali Stone para se të largohej nga detyra, duke e mbrojtur nga një dënim tre-vjeçar me burg.

Në këtë situatë Trump, tani rrezikon seriozisht edhe mundësinë për dënim me burg ose një gjobë të majme.

Zbulimi i dokumenteve vjen katër ditë pasi Trump konfirmoi publikisht kontrollin e autorizuar nga gjykata në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago nga FBI.

Kërkesa që Departamenti i Drejtësisë bëri të enjten për publikimin e urdhrit, është e pazakontë sepse dokumente të tilla zakonisht mbahen konfidenciale ndërsa vazhdon hetimi.

Por mesa duket Departamenti kishte arritur në përfundimin se heshtja e tij, që kur u bë kontrolli, kishte krijuar një hapësirë për retorikë të ashpër nga zoti Trump dhe aleatët e tij vendosi se se publiku kishte të drejtën të njihej me versionin e FBI-së për arsyet që sollën kontrollin në shtëpinë e ish-presidentit të hënën.

Tani detajet e zbulua në urdhër nënvizojnë peshën e hetimi, një hetim i paprecedentë i një ish-presidenti për keqpërdorimin e disa prej sekreteve më të ndjeshme të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA